Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

Në Kuvendin e Shqipërisë janë votuar ndryshimet Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, të propozuara nga socialistët Ulsi Manja dhe Erion Braçe. Në tërësi ndryshimet në Kodin Rrugor u miratuan me 84 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Një prej pikave të ndryshimeve të Kodit Rrugor ishte edhe ndryshimi në përqindjen e alkoolit që lejohet të konsumojnë drejtuesit e rinj të mjeteve, kur janë në timon. Sipas ndryshimeve të miratuara sot në Kuvend, nuk do të lejohet fare përdorimi i alkoolit nga shoferët e rinj (për 2 vite) gjatë drejtimit të mjetit. Pra përqindja e lejuar e alkoolit te drejtuesit e rinj të mjeteve duhet të jetë 0.0%. Gjithashtu ndryshimet në kod parashikojnë edhe rastet kur një drejtuesi mjeti i hiqet përjetë patenta. Shoferët...