Arta Dade i refuzon ftesën Ramës: Është antimiting, PS duhet të jetë me sytë nga populli, jo nga xhepat
Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka refuzuar ftesën e kryesocialistit Edi Rama për të marrë pjesë në organizimin që do të mahet sot në sheshin ‘Italia’ për 35-vjetorin e themelimit të PS. Ajo doli hapur kundër, duke kritikuar zhvillimet brenda PS-së dhe organizimin e një “antimitingu”, siç e cilëson ajo. Dade thekson se socialistët e vërtetë, sipas saj, nuk gjenden në aktivitetet e organizuara nga lart, por në sheshin ku prej 13 ditësh po zhvillohet protesta e rinisë për dinjitet dhe të drejta sociale. Ajo shprehet se Partia Socialiste nuk ka qenë historikisht parti e kundër-protestave të organizuara, por një forcë politike që ka lindur si “avangardë e ndryshimit” dhe ka qenë në ballë të zhvillimeve të rëndësishme historike në vend. Në deklaratë,...
Burimi:
syri.net