Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ilir Metës, ish-Presidenti mbetet në qeli

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ilir Metës, ish-Presidenti mbetet në qeli

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimin e ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, duke lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj tij. Pas vendimit, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, ka reaguar duke e kundërshtuar ashpër vendimin e gjykatës. Ai deklaroi për mediat se do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm ligjorë, duke argumentuar se sipas tij Gjykata e Lartë ka vendosur që ankimi duhet të shqyrtohej dhe jo të merrej vendim në këtë formë. “Unë nuk do ta lejoj këtë sepse Gjykata e Lartë e ka vendosur që ju duhet ta shqyrtoni. Po bëhet tallje me avokatët dhe me drejtësinë,” tha Cakrani. Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024. Ish-presidenti po hetohet për 3 çështje, aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në...