Antonio Costa nis turin në Ballkan, viziton sot Tiranën! Takim me Ramën
edi rama-antonio costa TIRANË- Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, do të vizitojë sot Tiranën në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor. Vizita e tij në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, i planifikuar më 5 qershor në Tivar të Malit të Zi. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Costa do të pritet nga kryeministri Edi Rama, rreth orës 11:00. Sipas agjendës, është parashikuar edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12:15. Vizita e presidentit të KiE-së ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, pasi vjen në jë kohë kur Brukseli po kërkon rezultate konkrete nga vendet kandidate, ndërsa Tirana synon të mbyllë negociatat dhe të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda vitit 2030. Njoftimi: Kryeministri Rama do të mikpresë Presidentin e...
Burimi:
zeri.ai