Andoni: Po bëhet një listë intelektualësh që do të thirren për drejtimin e protestës
Analisti Ben Andoni, i ftuar në emisionin “3D” me Alban Dudushin, ka deklaruar se ditët e fundit po përgatitet një listë intelektualësh që pritet të thirren për t’u përfshirë në drejtimin e protestës kundër investimit në Zvërnec. Sipas tij, nga kjo listë do të krijohet një lloj asambleje, e cila më pas do të reduktohet në një grup më të vogël drejtuesish. Andoni theksoi se protagonizmi i shumë personave në protestë nuk do ta lërë atë të shuhet, duke paralajmëruar se do të shfaqen skenarë të ndryshëm, megjithëse deri tani mbizotëron entuziazmi. “Po bëhet një listë intelektualësh për t’i përfshirë dhe nga kjo listë të bëhet një lloj asambleje, e më pas të kalohet në një listë më të vogël. Sa shikojmë në orët e...
Burimi:
javanews.al