Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

Analisti Prec Zogaj u shpreh se protesta që po zhvillohet prej javësh në Tiranë ka një pjesëmarrje të lartë të të rinjve dhe se ajo pasqyron një perceptim të përhapur në opinionin publik për mënyrën se si ushtrohet pushteti. Në emisionin “Trialog” në RTSH, Zogajt tha se protesta nuk ka një përfaqësim të qartë me të cilin qeveria të mund të dialogojë, megjithatë, sipas tij, kjo nuk e përjashton detyrimin e kryeministrit për t’iu përgjigjur kërkesave të protestuesve. “Jemi në ditën e 31-të të protestës dhe shtrohet pyetja se si i qaset kryeministri kësaj situate. Ata nuk kanë një përfaqësim me të cilin të dialogohet dhe është e vështirë të komunikohet me protestën si të tillë. Kryeministri vetë, në ditën e 31-të, me çfarë i...