Amnistia Penale/ Ndoja: GJKKO po rrezikon trajtimin e barabartë të të dënuarve

Amnistia Penale/ Ndoja: GJKKO po rrezikon trajtimin e barabartë të të dënuarve

Deputeti Arian Ndoja, në fjalën e tij në Komisionin për çështjen e ligjeve, u shpreh se debatet mbi Amnistinë Penale nuk janë thjesht teknike, por vendimtare për të përcaktuar drejtësinë dhe riintegrimin e të dënuarve. Ai nënvizoi dy propozimet kryesore për hyrjen në fuqi të ligjit: data simbolike 31 mars 2026, ose zbatimi standard 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Sipas Ndojës, qëllimi i amnistisë nuk është vetëm të lehtësojë ngarkesën e sistemit penitenciar dhe të Gjykatës së Apelit, por edhe të ofrojë një mundësi reale rikthimi në jetë për të dënuarit, përjashtuar vetëm rastet e veprave penale të rënda. Ai kritikoi mënyrën se si GJKKO trajton grupet kriminale, duke përjashtuar padrejtësisht individë me role periferike, si ata të akuzuar vetëm për moskallëzim krimi,...