Amnistia penale merr dritën jeshile në Kuvend, Lamallari: Mundësi e dytë për integrim në shoqëri

Amnistia penale merr dritën jeshile në Kuvend, Lamallari: Mundësi e dytë për integrim në shoqëri

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar këtë të enjte, 18 qershor, me 84 vota pro projektligjin për amnistinë penale, një nismë kjo e hartuar që në muajin janar nga Këshilli i Ministrave. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, e ka cilësuar këtë vendim si një lajm të mirë dhe të shumëpritur për shumë familje shqiptare. Ai theksoi se ky hap do të lejojë që kryefamiljarë, gra dhe të mitur të bashkohen me njerëzit e tyre të dashur, duke pasur nevojë për mbështetjen e shoqërisë pa gjykim apo stigmatizim. “Miratimi sot në Kuvendin e Shqipërisë i amnistisë penale në vijim të hartimit dhe miratimit të saj në Këshillin e Ministrave në muajin janar të këtij viti është një lajm i mirë dhe...