Amendamenti i BE për zonat e mbrojtura, Tabaku i përgjigjet Ramës: Disinformuesi më i madh i opinionit publik në Shqipëri foli përsëri!

Amendamenti i BE për zonat e mbrojtura, Tabaku i përgjigjet Ramës: Disinformuesi më i madh i opinionit publik në Shqipëri foli përsëri!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi pas miratimit në Parlamentin Europian të amendamentit mbi Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë 2025, ku kërkohet vendosja e një moratoriumi për lejet dhe ndërhyrjet e reja në zonat e mbrojtura deri në harmonizimin e plotë të legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Europian. Përmes një postimi në facebook, Tabaku akuzoi kryeministrin Edi Rama për dezinformim të opinionit publik dhe tha se amendamenti i miratuar në Parlamentin Europian mbështet shqetësimet e ngritura prej kohësh për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura të miratuara gjatë vitit 2024. Sipas saj, këto ndryshime krijuan mundësi për përfitime të interesave të ngushta në territore me vlera të larta natyrore dhe mjedisore, ndërsa theksoi se disa prej përfituesve të këtyre skemave janë...