Aksion i befasishëm në Tiranë dhe Krujë/ Kokainë, armë e automjet luksoz, përfundojnë në pranga 2 persona
Kontrollet e befasishme të Policisë janë intensifikuar në Tiranë dhe në disa zona të Krujës, në kuadër të operacioneve për parandalimin e paligjshmërive dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, kanë ushtruar kontrolle në akset kryesore dhe në zona të ndryshme, përfshirë Fushë-Krujën, Bubqin dhe Niklën. Fokusi i kontrolleve ka qenë evidentimi i armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, personave në kërkim, si dhe mjeteve luksoze, të blinduara apo me xhama të errësuar në kundërshtim me ligjin. Bilanci i kontrolleve: * 87 automjete janë kontrolluar dhe verifikuar;* 118 shtetas janë verifikuar;* 34 mjete janë konstatuar me xhama të errësuar në kundërshtim me Kodin Rrugor dhe ndaj drejtuesve janë vendosur masa administrative;*...
Burimi:
sot.com.al