Rama reagon për herë të parë për Reformën Territoriale: Djegia e teserave të PS një akt i turpshëm, konsultimi…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas debateve dhe kundërshtive të ngritura lidhur me draftin e Reformës së re Territoriale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë i cilësoi normale reagimet dhe qëndrimet kundër projektit, duke theksuar se dokumenti ndodhet në fazën 60-ditore të konsultimit publik dhe se çdo qytetar, bashki apo institucion ka të drejtë të shprehë opinionin e tij. Rama hodhi poshtë pretendimet për përçarje në Partinë Socialiste apo për vendimmarrje të imponuar, duke nënvizuar se vendimi përfundimtar do të merret nga Kuvendi pas përfundimit të procesit të konsultimit. Ky është reagimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama: “Vazhdon qarja e hallit të kalorësit se po i varen këmbët, së fundi edhe me një agjitim të madh nga...
Burimi:
sot.com.al