Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit, niset drejt Tiranës për autopsi

Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit, niset drejt Tiranës për autopsi

Është nxjerrë nga thellësia e minierës në Tërnovë, në Bulqizë, trupi i pajetë i minatorit 40-vjeçar, Ilir Koloveri. Mesohet se, trupi i pajetë është nisur drejt morgut të Tiranës për autopsi. 40-vjeçari ra në një furnel dhe u mbulua nga materiali i kromit një ditë më parë. Ai mbeti i bllokuar brenda galerisë pas një shembjeje masive të materialit minerar. Ndërkohë, grupi hetimor po kryen hetimet në vendin e ngjarjes, ku ka humbur jetën minatori.