Lëkundje toke në Elbasan, tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda

Lëkundje toke në Elbasan, tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.5 ka goditur pasditen e sotme, 2 gusht, zonën e Elbasanit. Lëkundja sizmike është regjistruar në orën 14:28 dhe është ndjerë në qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth. Sipas të dhënave paraprake sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 4 kilometra në juglindje të Elbasanit, afërsisht 37 kilometra në juglindje të Tiranës. Tërmeti është lokalizuar në koordinatat 41.08 N dhe 20.11 E, ndërsa thellësia e vatrës sizmike ka qenë rreth 5 kilometra. Deri në këto momente, nuk ka të dhëna për dëme materiale apo persona të lënduar.