Reformën administrativo-territoriale, reagon Rama: Sipas ligjit kryetarët e bashkive e këshillat bashkiakë duhet të shprehen me shkrim

Reformën administrativo-territoriale, reagon Rama: Sipas ligjit kryetarët e bashkive e këshillat bashkiakë duhet të shprehen me shkrim

Kryeministri, Edi Rama, reagoi sot ndaj kundërshtimeve për propozimin e Partisë Socialiste për reformën administrativo-territoriale, duke i cilësuar si normale protestat që u zhvilluan në disa bashki. Rama tha se dokumenti i reformës ndodhet në fazën ligjore të konsultimit 60-ditor, gjatë së cilës çdo qytetar dhe institucion ka të drejtë të shprehë mendimin. Sipas tij, kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë janë të detyruar me ligj të paraqesin me shkrim qëndrimet e tyre. “Vazhdon qarja e hallit të kalorësit se po i varen këmbët, së fundi edhe me një agjitim të madh nga vajtorët e vajtojcat, pse tanimë po protestohet edhe “brenda PS” dhe kjo qenka një shenjë tmerrsisht e keqe për “regjimin”. “Në fakt jo, përjashto aktin e turpshëm të djegies së teserave të...