Alibeaj: Protesta ka rrëzuar mitin e opozitës, qytetarët nuk besojnë më te teatri Rama-Berisha
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj e konsideron protestën një fenomen të paprecedentë në historinë politike të Shqipërisë. Në një intervistë për Albania News Cast me gazetarin Arbër Hitaj, ai vlerësoi rezistencën dhe karakterin qytetar të lëvizjes, duke thënë se ajo ka bashkuar njerëz me bindje të ndryshme politike dhe ka treguar se qytetarët kanë kapërcyer ndarjen tradicionale mes PS-së dhe PD-së. Sipas Alibeajt, protesta ka prodhuar tashmë disa efekte politike, duke dobësuar si mazhorancën ashtu edhe opozitën, ndërsa ka nxjerrë në pah nevojën për një alternativë të re politike. Ai jep edhe dy skenarët se si mund të bjerë kryeministri Edi Rama. “Kjo protestë ka rrëzuar mitin e opozitës dhe ka treguar se qytetarët nuk besojnë më te teatri politik Rama-Berisha. Por duhet të jemi realistë: Edi...
Burimi:
ntv.al