Alfred Cako zbulon kush e kontrollon në të vërtetë SPAK-un, nga “dorëzimi” i globalistëve te goditja e radhës, si…

Alfred Cako zbulon kush e kontrollon në të vërtetë SPAK-un, nga “dorëzimi” i globalistëve te goditja e radhës, si…

Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako ka lëshuar deklarata të forta lidhur me prapaskenat e krijimit dhe drejtimit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatës Speciale (GJKKO). Sipas tij, kjo strukturë drejtësie u ngrit nga qarqet e liberalëve ndërkombëtarë në bashkëpunim me “Rilindasit” dhe lëvizjen Mjaft, të cilët kontrollonin botën perëndimore. Z. Cako pretendon se përmes përfaqësuesve të tyre në Tiranë, këto forca ndikonin drejtpërdrejt në goditjet që SPAK-u ndërmerrte ndaj figurave politike shqiptare. Ai thekson se goditjet ishin kryesisht të orkestruara kundër politikanëve antiglobalistë, duke veçuar rastin e Ilir Metës. Megjithatë, teoricieni shprehet se pas ardhjes së Donald Trump në krye të SHBA-së, loja e amerikanëve me drejtësinë shqiptare ka ndryshuar rrënjësisht. Ai paralajmëron se skema e kontrollit tashmë është ndërlikuar dhe balancat...