Albanian Digital Solution një AKSHI i dytë’/ Vangjeli: Megaskandali i ri ‘ADS’ ngrihet mbi katër shtylla korruptive

Albanian Digital Solution një AKSHI i dytë’/ Vangjeli: Megaskandali i ri ‘ADS’ ngrihet mbi katër shtylla korruptive

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Vendimi i qeverisë Rama për krijimin e ‘Albanian Digital Solution’ (ADS) është akti radhës i një skeme të pastër korruptive për kapjen e parave publike, fryrjen e administratës me militantë dhe ngritjen e një strofke të re për hapësira vjedhjesh galopante. Nën pretekstin e ‘transformimit digjital’, Rilindja po krijon një super-agjenci paralele me kapital fillestar prej 700 milionë lekësh nga xhepat e qytetarëve shqiptarë. Kjo nuk është një reformë teknologjike, por një mega-skandal i hapur qeveritar që bazohet në katër shtylla: 1.Strofka e re e patronazhistëve dhe militantëve: Me një organikë të projektuar prej 345 punonjësish, kjo kompani duket se po ngrihet si një strukturë për të rehatuar militantët partiakë. Ndërsa qeveria pretendon se do të...