Aktivisti shqiptar u ndalua nga autoritetet izraelite, ministri Hoxha: Goxhaj rrugës për në atdhe
Në një reagim në rrjetet sociale, Hoxha theksoi se strukturat e Shërbimit të Jashtëm shqiptar kanë ndjekur çështjen që nga momenti i parë i sinjalizimit, në koordinim me institucionet shqiptare dhe në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet izraelite. Sipas ministrit, Shqipëria ka kërkuar respektimin e plotë të të drejtave të shtetasit shqiptar, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe normat humanitare, duke kundërshtuar çdo formë trajtimi të papranueshëm. Hoxha e cilësoi rastin si një dëshmi të angazhimit të diplomacisë shqiptare për mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X: Shtetasi shqiptar, z. Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud”, është tashmë rrugës për në atdhe. Që në momentin e parë të sinjalizimit, strukturat e Shërbimit...
Burimi:
vizionplus.tv