Aksidenti tragjik në Durrës, seanca plenare nis me një minutë heshtje për dy të miturit

Aksidenti tragjik në Durrës, seanca plenare nis me një minutë heshtje për dy të miturit

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca ka nisur me 1 minutë heshtje për 2 fëmijët e mitur, E.Muçaj, 12 vjeç dhe K.Nikolli, 10 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht ditën e djeshme  pasi u përplasën nga automjeti me shofer Nikoll Radaçi në lagjen nr.15 të Durrësit. “Engjëjt u prehshin në paqe”, u shpreh zv.kryeparlamentarja, Klodjana Spahiu. Seanca e sotme plenare zhvillohet për diskutime për çështjet apo problematikat e evidentuara nga zgjedhësit pas Javës së Gjelbër.