AGSH ngre alarmin për sigurinë e gazetarëve në protesta, kërkon masa nga Policia e Shtetit

AGSH ngre alarmin për sigurinë e gazetarëve në protesta, kërkon masa nga Policia e Shtetit

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka kërkuar rritje të masave të sigurisë për gazetarët që raportojnë nga protestat, duke paralajmëruar për një klimë në rritje presioni, intimidimi dhe pengimi të punës së medias në terren. Në një deklaratë publike, AGSH thotë se gjatë javëve të fundit janë regjistruar incidente të përsëritura ndaj ekipeve mediatike, përfshirë sulme verbale, fyerje dhe tentativa për të penguar raportimin nga protesta që po zhvillohen kundër projektit të investimit në Zvërnec. Sipas organizatës, çdo cenim ndaj gazetarëve përbën jo vetëm shkelje të sigurisë së tyre personale, por edhe kufizim të së drejtës së publikut për t’u informuar. AGSH thekson se gazetarët në terren nuk janë palë në protestë, por profesionistë që ushtrojnë detyrën e tyre për të informuar qytetarët. “Çdo...