Agenzia Nova: Rriten tensionet gjatë protestës së opozitës
Partia Demokratike e Shqipërisë dhe partitë e tjera opozitare zhvilluan një protestë kombëtare në Shqipëri duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. Siç shkruan media italiane Agenzia Nova, protestuesit u mblodhën fillimisht para Kryeministrisë, ku ishte i pranishëm edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, së bashku me deputetë të opozitës. Sipas raportimeve, policia pengoi protestuesit të afrohen pranë ministrive, duke përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji për shpërndarjen e turmës. Protestuesit reaguan me fishekzjarrë dhe koktej molotov pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa pati edhe përplasje mes forcave të rendit dhe deputetëve të opozitës. Prania e madhe e policisë dhe bllokimi i akseve kryesore të Tiranës u panë nga opozita si një tjetër përpjekje e qeverisë Rama për të frenuar...
Burimi:
syri.net