SHBA-Kanada drejt marrëveshjes, Trump pezullon tarifat e reja në momentin e fundit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shtyrë me tre ditë vendosjen e tarifave të reja prej 50% ndaj një game të gjerë mallrash kanadeze, duke deklaruar se Uashingtoni dhe Otava janë pranë finalizimit të një marrëveshjeje tregtare. “Kam pezulluar tarifat prej 50% kundër Kanadasë, të cilat ishin planifikuar të hynin në fuqi nesër në mëngjes, për një periudhë tre-ditore”, shkroi Trump në rrjetet sociale, duke shtuar se dy vendet kanë një marrëveshje në pritje të finalizimit të dokumenteve. Vendimi u njoftua më pak se dy orë para hyrjes në fuqi të tarifave të reja, të cilat do të prekshin rreth 20 miliardë dollarë importe kanadeze. Kryeministri kanadez Mark Carney konfirmoi përparimin në negociata, por theksoi se ende ka çështje për t’u zgjidhur. Negociatat përfshijnë tarifat...
Burimi:
syri.net