A po ha Milva Ekonomi kumbulla dhe dardha pas shpinës së Edi Ramës?
Një forum ndërkombëtar i organizuar dje në Tiranë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Shoqatën e Siguruesve dhe një kompanie të fuqishme sigurimesh, ka rikthyer në qendër të debatit një pyetje shumë më të madhe sesa vetë konferenca: A po përgatitet në heshtje një skemë e re detyrimi financiar për qytetarët shqiptarë? Në pamje të parë, aktiviteti u prezantua si një forum teknik mbi rrezikun nga tërmetet dhe katastrofat natyrore. Në sallë ishin drejtues të AMF, përfaqësues të qeverisë, Komisioni i Ekonomisë, kompani sigurimi dhe kompani ndërkombëtare risigurimi. Por për shumë aktorë të tregut, sinjalet që dolën nga ky forum shkojnë përtej “ndërgjegjësimit”. Në thelb të diskutimeve ishte ideja e krijimit të mekanizmave të rinj të sigurimit për fatkeqësitë natyrore, me fokus të...
Burimi:
syri.net