A pati negociata në prapaskenë?/ Dervishi komenton zërat për telefonatë Rama-Berisha: Çështja është…
Gazetari Lutfi Dervishi tha sot se thelbi i miratimit të Rezolutës së Integrimit nuk lidhet me fitoren e mazhorancës apo opozitës, por me zbatimin e dy rregullave bazë, siç janë mirëqeverisja dhe llogaridhënia. I ftuar në një emision televiziv, Dervishi u shpreh se përtej konspiracioneve që përhapen, nevojtet zgjidhje e problematikave dhe të mosrënies pre e ngërçit të një vendi me propagandë dhe politikë pa thelb. “Nuk mendoj se opozita ka dalë e humbur, por nuk është çështja a fitoi opozita apo pozita. Sepse për fat të keq, tani lajmet janë për pak konspiracion. Nëse Rama dhe Berisha folën në mesnatë apo paradite. Çështja është se sa seriozisht i kemi këto fjalë. Se problemi i vendit me dy fjalë është: mirëqeverisje dhe llogaridhënie. Zbato këto...
Burimi:
sot.com.al