“A do ta çlirosh opozitën?”, Berisha replikon me Spiropalin: O pëllumbesha në botën e çudirave…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me deputeten socialiste Elisa Spiropali e cila i bëri pyetje se nësë është gati të çlirojë opozitën që sipas saj prej vitesh e mban nën pushtet. Berisha deklaroi se sipas tij ajo nuk meriton asnjë përgjigje. Ai më pas foli për dhunën që sipas tij është ushtruar në protestë. “Elisa pëllumbesha në botën e çudirave nuk meriton asnjë përgjigje. Kjo është replika ime ndaj saj. Sot problemi më madhor është barbaria e ushtruar ndaj protestuesve. Një njeri po lufton në urgjencën e spitalit, i kanë thyer brinjët dhe i kanë dëmtuar kafkën. Nuk ka seancë më të padenjë në historinë e këtij paralamenti se sot. Kjo është replika ime ndaj pëllumbeshës në botën e çudirave”, tha...
Burimi:
javanews.al