‘8 Maj, protestë mbi qytetarinë…’/ Muçollari: Tragjedia në Durrës, dëshmi e dështimit të sigurisë dhe modelit të qeverisjes

‘8 Maj, protestë mbi qytetarinë…’/ Muçollari: Tragjedia në Durrës, dëshmi e dështimit të sigurisë dhe modelit të qeverisjes

Ngjarja tragjike në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën, nuk është një ngjarje izoluar, por simptomë e një modeli të dështuar qeverisës që rrezikon jetën e qytetarëve çdo ditë. Kjo ishte akuza e fortë e anëtarit të kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, i cili në një intervistë për SYRI TV me moderator Edvin Parruca, argumentoi se ngjarja zbulon dështimin e thellë të sigurisë publike dhe pasojat fatale të një modeli zhvillimi të bazuar në betonizim dhe korrupsion. Sipas Muçollarit, tragjedia është dëshmi e qartë se Policia e Shtetit nuk po funksionon si një strukturë për mbrojtjen e qytetarëve. Ai theksoi se ngjarje të tilla do të ishin të parandalueshme nëse institucionet do të kryenin detyrën e tyre. Duke iu referuar rastit konkret, ai vuri...