“66 vite zero marrëdhënie?”/ Akuza e re e Berishës: Rama po fsheh gjurmët e axhendës pro-ruse dhe lidhjes me Vuçiçin
Kreu i PD, Sali Berisha akuzon Edi Ramën se po mashtron publikisht kur pretendon se Shqipëria dhe Rusia nuk kanë pasur marrëdhënie apo kontakte zyrtare në 66 vitet e fundit. Ai rendit vizita, marrëveshje dhe iniciativa politike që sipas tij provojnë lidhjet mes Tiranës dhe Moskës, duke përmendur edhe projektet rajonale të përbashkëta me Aleksandër Vuçiçin. Sipas Berishës, Rama po përpiqet të fshehë një agjendë pro-ruse dhe mbështetje indirekte për interesat serbo-ruse në Ballkan. “Çfarë fsheh Edi Rama me “zero marrëdhënie” shqiptaro-ruse në 66 vite? I përbaltur për nismat e tij pro-ruse, Rama në vetëmbrojtje vuan tani nga sindroma e mohimit (denial). Edi Rama është kthyer në një lloj barsolete me mashtrimet e tij publike, kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe realisht nuk ia vlen të ndalesh...
Burimi:
top-channel.tv