Presidenti Begaj nga Ulqini: Gjuha shqipe ruhet kur lexohet, shkruhet dhe u përcillet fëmijëve
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit jubilar të 25-të të Panairit të Librit në Ulqin, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajon, që mbledh autorë, botues dhe krijues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera. Në fjalën e tij, kreu i shtetit vlerësoi organizatorët për kthimin e panairit në një traditë të rëndësishme kulturore dhe theksoi rolin e Ulqinit si një qytet ku, sipas tij, shqipja mbetet “gjuha e familjes, e kujtesës dhe e krijimtarisë”. Begaj u ndal te rëndësia e librit për formimin e shoqërisë, duke theksuar se ai nuk shërben vetëm për të dhënë informacion, por ndihmon në zhvillimin e mendimit kritik, dialogut dhe aftësisë për të kuptuar...
Burimi:
vizionplus.tv