Çmimet abuzive/ Teliti: Produkt i një sistemi ku prodhohen kriminelë në pushtet

Çmimet abuzive/ Teliti: Produkt i një sistemi ku prodhohen kriminelë në pushtet

Koordinatori i programit ekonomik në PD, Dorian Teliti ngriti alarmi mbi rënien drastike të fuqisë blerëse dhe varfërimin ekstrem të qytetarëve shqiptarë. Në një intervistë për edicionin e lajmeve të mesditës në Syri Tv nën moderimin e Bled Markut, Teliti tha se Shqipëria renditet e fundit në rajon dhe në Europë për sa i përket konsumit, ndërsa një qytetar shqiptar arrin të blejë shumë më pak produkte me të njëjtën sasi parash në krahasim me qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Kosovës apo Malit të Zi, për shkak të çmimeve abuzive dhe pabarazisë në treg. Sipas tij, ky fenomen nuk vjen rastësisht, por është produkt i një sistemi ku prodhohen "kriminelë në pushtet". Teliti thekson se paratë e buxhetit të shtetit po përpilohen nga tendera të...