“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ka bërë thirrje SPAK-ut të hetojë në thellësi aferën e AKSHI-t, duke kërkuar verifikimin e mënyrës se si janë përdorur fondet publike dhe nëse ato janë transferuar jashtë Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, Balliu u ndal te aktiviteti i Ermal Beqirit dhe kompanisë “Al Soft”, për të cilën tha se ka disa elemente që, sipas tij, duhet të hetohen. Sipas tij, skandali lidhet me keqpërdorim të fondeve publike, favorizimin e klientëve të pushtetit dhe transferimin e përfitimeve jashtë vendit.Ai deklaroi se kompania “Al Soft” është regjistruar në Shqipëri në vitin 2010 dhe po atë vit ka hyrë në procedurë likuidimi. Sipas Balliut, më pas janë regjistruar kompani me të njëjtin emër në Francë, Belgjikë dhe Qipro. “Rezulton...