I kërkuar nga drejtësia italiane dhe i dënuar për trafik droge, arrestohet në Shqipëri 40-vjeçari
Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane dhe i dënuar për trafik droge është arrestuar në Durrës. Policia thotë se në pranga u vu shtetasi me iniciale O. D., alias O. K., 40 vjeç, i cili u lokalizua në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit. Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Venecias e ka dënuar me 11 vjet e 1 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi dhe mbajtja e dokumenteve të rreme”. Nga dënimi i dhënë, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet e 15 ditë burgim. Njoftimi i policise Durrës Finalizohet operacioni i koduar “Wanted 36”, për kapjen e një shtetasi ndërkombëtar. I dënuar në Itali, me...
Burimi:
gijotina.com