Kurti kërkon konsensus për Presidentin, ftesë publike për Hamzën dhe Gjinin: Jam i interesuar për bisedime

Kurti kërkon konsensus për Presidentin, ftesë publike për Hamzën dhe Gjinin: Jam i interesuar për bisedime

Teksa po zhvillon negociata me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u bëri thirrje edhe liderëve të PDK-së dhe Aleancës, Bedri Hamzës dhe Ardian Gjinit, të ulen në bisedime për zgjedhjen e presidentit, duke paralajmëruar se dështimi i këtij procesi do ta çonte vendin në zgjedhje të reja. Në një konferencë për mediat, Kurti tha se zgjedhja e presidentit nuk është përgjegjësi vetëm e partisë fituese, por siguroi se kërkon dakordësi më të gjerë politike. Sipas tij dështimi për zgjedhjen e kreut të shtetit do ta çonte Kosovën në zgjedhje të reja. “I bëj thirrje edhe një herë kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjinit, kryetar i Gjakovës, së voni tash edhe kryetar i AAK’së, por edhe kryetarit të...