25 ditë protestë! Presidenti Begaj reagon për herë të parë: E drejta për t’u shprehur e mbrojtur nga Kushtetuta, thirrje për dialog!

25 ditë protestë! Presidenti Begaj reagon për herë të parë: E drejta për t’u shprehur e mbrojtur nga Kushtetuta, thirrje për dialog!

bajram begaj-protesta TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë për protestat që po zhvillohen prej 25 ditësh në Tiranë. Gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të krijimit të Prefekturës së Tiranës, Begaj u ndal te zhvillimet aktuale në kryeqytet, duke vënë në dukje se qytetarët po shprehin në mënyrë paqësore shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre. Begaj ka theksuar se e drejta e qytetarëve për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është e garantuar nga Kushtetuta. Presidenti Begaj ka nënvizuar gjithashtu nevojën për dialog dhe bashkëpunim institucional si mënyrë për adresimin e çështjeve që shqetësojnë qytetarë "Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur qytetarë po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore. Në respekt të pozicionit kushtetues, neutralitetit  kushtetues, mund...