Policia ‘skanon’ rrugët e Tiranës, mbi 12 mijë shkelje gjatë javës së fundit

Policia ‘skanon’ rrugët e Tiranës, mbi 12 mijë shkelje gjatë javës së fundit

Mbi 12 mijë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë evidentuar në Tiranë gjatë javës së fundit, ndërsa më shumë se 1 500 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë dhënies së makinës, mosvendosje të rripit të sigurimit ose lëvizje me motomjet pa kaskë mbrojtëse. Sipas bilancit të Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë kontrolleve të zhvilluara në akset lidhëse dhe në rrugët me qarkullim të lartë janë konstatuar 12 505 shkelje të Kodit Rrugor. Po ashtu, janë evidentuar 24 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, autorët e të cilave janë arrestuar ose proceduar penalisht. Gjatë javës janë vendosur 1 562 gjoba për drejtues që përdornin celularin në timon, nuk kishin vendosur rripin e sigurimit ose lëviznin me motomjet pa kaskë...