Plagosje me thikë në Lushnje, 17-vjeçari qëllon dy herë një 42-vjeçar pas një debati
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Golem të Lushnjës, ku një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive banale. Sipas burimeve zyrtare nga policia, një 17-vjeçar, gjatë një debati me 42-vjeçarin Luan Sina, e ka qëlluar dy herë me thikë, duke i shkaktuar plagë në trup. Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore. Burimet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i dyshuar, 17-vjeçari, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndërsa është sekuestruar edhe thika e përdorur në plagosje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor. Lushnjë / Informacion paraprak Rreth orës...
Burimi:
top-channel.tv