Pensionet sa 30% e pagës, Shqipëria rezulton me normën më të ulët në Europë
Sistemi i pensioneve në Shqipëri po përballet me një situatë alarmante, pasi shkalla e zëvendësimit ka zbritur në nivelin më të ulët në hapësirën europiane. Sipas të dhënave të Eurostat, raporti i pensionit mesatar bruto me pagën mesatare të grupmoshës 50-59 vjeç ka rënë nga 0.43 në vitin 2019 në vetëm 0.30 në vitin 2023. Kjo do të thotë se pensioni mesatar përfaqëson rreth 30% të pagës mesatare, ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian qëndron rreth 0.57-0.60. Edhe vendet e rajonit kanë rezultate më të larta, me Serbinë në rreth 0.48, ndërsa Greqia, Italia dhe Spanja arrijnë nivele rreth 0.75-0.78. Rënia e këtij treguesi lidhet me disa faktorë strukturorë që po dobësojnë skemën shqiptare të sigurimeve shoqërore. Informaliteti në tregun e punës dhe deklarimi i pagave...
Burimi:
gijotina.com