Pastrimi i parave në Shqipëri, raporti i GI-TOC ngre alarmin për transaksionet e pronave dhe rolin e noterëve
Një raport i ri i publikuar nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar (GI-TOC) ngre shqetësime mbi rolin që profesionistë të sektorit ligjor dhe financiar mund të luajnë në lehtësimin e pastrimit të parave në Ballkanin Perëndimor. Raporti, i titulluar “Licencë për të pastruar: Profesionistët që mundësojnë pastrimin e parave në Ballkanin Perëndimor”, analizon se si noterët, avokatët, kontabilistët dhe auditorët mund të përdoren për të fshehur origjinën e fondeve kriminale dhe për t’i integruar ato në ekonominë formale. Studimi bazohet në 89 intervista të zhvilluara në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi, si dhe në analizën e legjislacionit, vlerësimeve kombëtare të rrezikut dhe rasteve konkrete. Sipas autorëve, pastrimi i parave mbështetet gjithnjë e më shumë te profesionistë...
Burimi:
sot.com.al