“Parti skuthash”/ Plas keq mes Nokës dhe ministrit të Brendshëm: Të ka përdhunuar Edi Rama

“Parti skuthash”/ Plas keq mes Nokës dhe ministrit të Brendshëm: Të ka përdhunuar Edi Rama

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, reagoi ashpër ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, duke e akuzuar qeverinë për lidhje me segmente kriminale dhe duke sulmuar mënyrën e menaxhimit të situatës jashtë Kuvendit. “Teksa dëgjon këtë ministër ndjen keqardhje për nivelin ku është katandisur shteti shqiptar. Ka turp më të madh! Po ç’ministër je ti? Je ushtar i Oltion Bistrit. Ju s’keni lidhje me shtetin, keni lidhje me bandat”, deklaroi Noka. Debati vijoi edhe me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili më herët kishte akuzuar opozitën se nuk është distancuar nga aktet e dhunshme gjatë protestës dhe kërkoi që Kuvendi të mbajë një qëndrim të qartë kundër sulmeve ndaj policisë. Në kundërpërgjigje, Noka përdori tone të ashpra ndaj Ballës, duke e akuzuar atë dhe qeverinë për lidhje me persona të inkriminuar. “Të ka përdhunuar përdhunuar Edi Rama, Gys Agasi, prandaj ti e ke qejf përdhunimin sepse je rritur mes përdhunimesh”, tha Noka. Përplasjet nisën pas diskutimeve mbi...