Opozita propozon dënimin e thirrjeve të ministres serbe, socialistët votojnë kundër

Opozita propozon dënimin e thirrjeve të ministres serbe, socialistët votojnë kundër

Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave të ministres serbe, e cila deklaroi se Kosova do të duhej të ishte spastruar etnikisht. Albana Vokshi, teksa akuzoi mazhorancën për mungesën e një qëndrimi të qartë kundër këtyre deklaratave, e ftoi atë të rishikojë qëndrimin dhe të miratojë rezolutën që e mban pezull prej disa vitesh, ku dënohen krimet serbe. “Patriotizmi nuk është retorikë politike, por qëndrime dhe akte dinjitoze në mbrojtje të qytetarëve”, tha Vokshi. Në këtë frymë opozita i propozoi Komisionit edhe daljen me një deklaratë kundër ministres serbe dhe nisjen e procedurave për dënimin ndërkombëtar të saj për shkak të evokimit të gjenocidit të Millosheviçit, propozim ky që u rrezua nga ana e mazhorances. Deklarata e...