“Nuk e zhbëjnë dot revoltën tonë”/ Incidenti me flamurin izraelit: Ka grupe të infiltruara që duan të prishin protestën

“Nuk e zhbëjnë dot revoltën tonë”/ Incidenti me flamurin izraelit: Ka grupe të infiltruara që duan të prishin protestën

Një nga nismëtarët e protestës qytetare, Arben Kola, ka bërë deklarata të forta, duke zbuluar praninë e grupeve të infiltruara që sipas tij po tentojnë të dëmtojnë lëvizjen dhe t’i japin asaj prapavija fetare apo kombëtare. Kola paralajmëroi se shumë shpejt këta persona do të bëhen publikë, ndërsa u bëri thirrje organeve të sigurisë që të ndërhyjnë përpara se situata të lihet në dorë të vetë protestuesve. “Mes nesh ka grupe të infiltruara që heqin perden dhe bashkohen me ne. Në ditët në vazhdim do i nxjerrim me fytyra dhe emra. I dimë grupet greke që operojnë këtu kundër Shqipërisë, grupet serbe po ashtu i dimë. Dimë edhe linjat fetare nga Turqia që duan t’i japin narrativë fetare protestës. Nuk do e zhbëjnë dot. Ky...