“Nuk di ku është shtëpia ime”/ Zotëria ka humbur, kërkohen familjarët e Naxhi Canit

“Nuk di ku është shtëpia ime”/ Zotëria ka humbur, kërkohen familjarët e Naxhi Canit

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ me një apel për ndihmë lidhur me një person që dyshohet se ka humbur dhe nuk arrin të gjejë rrugën për në banesën e tij. Sipas denoncimit, personi është prezantuar me emrin Naxhi Cani dhe ka thënë se është nga Bulqiza, por nuk di të tregojë se ku ndodhet shtëpia e tij apo si të kthehet atje. Qytetari që e ka gjetur shprehet se ai dukej i çorientuar dhe në gjendje të vështirë, ndërsa dyshohet se ka probleme me kujtesën. Personi është gjetur i vetëm dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk arrin të orientohet për t’u kthyer në shtëpi. Nëse dikush e njeh Naxhi Canin ose ka informacion që mund të ndihmojë për të kontaktuar familjarët e tij, lutet të njoftojë të...