Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë kaluar natën përpara kryeministrisë dhe gjenden ende aty edhe mëngjesin e sotëm. Ata janë ulur në disa karrige metalike, ndërsa në shkallët e kryeministrisë shihen edhe këpucë, një simbol për të larguarit në emigrim. Policia ndodhet e pranishme, ndërsa qarkullimi i makinave në bulevard vijon të jetë i bllokuar që nga dita e djeshme. Edhe pas përfundimit të protestës të së shtunës, një grup protestuesish vijuan qëndrimin e tyre para godinës së qeverisë, i cili zgjati përgjatë gjithë ditës së diel.