“Një agjent i DEA-s është stacionuar këtu”, Klodiana Lala zbulon si pastrohen paratë e krimit në banka dhe Exchange

“Një agjent i DEA-s është stacionuar këtu”, Klodiana Lala zbulon si pastrohen paratë e krimit në banka dhe Exchange

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se krimi i organizuar ka pastruar paratë në Shqipëri, duke përdorur bankat dhe zyrat e këmbimit valutor. Ajo tregoi disa raste, ku është tentuar të merret peng edhe një drejtor banke, ndërsa zyrtarët nuk ndërhynë. Lala tha se aktualisht një nga agjentët e DEA është stacionuar këtu prej muajsh dhe po punon për grupet kriminale që janë vendosur në Amerikën Latine. Sipas saj, të përfshirë në pastrimin e parave të krimit janë banka, avokatë, autoritete financiare dhe Exchange. “Kemi një nga agjentët e DEA që është stacionuar këtu prej muajsh dhe po punon për grupet kriminale që janë vendosur në Amerikën Latine. Rrisku që paratë e pista të vijnë në Shqipëri është shumë i lartë. Nuk kemi panoramë të qartë...