Ndotja në Dhërmi/ IKMT ndëshkon 5 biznese, pezullim dhe gjoba

Ndotja në Dhërmi/ IKMT ndëshkon 5 biznese, pezullim dhe gjoba

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka marrë masa ndëshkuese ndaj 5 bizneseve që kanë shkaktuar ndotje mjedisore në zonën e Dhërmiut. Marrë shkas dhe nga denoncimet e qytetarëve, Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave pranë IKMT inspektoi zonat ku ushtrohet aktiviteti i fraksionimit/ndarjes së inerteve të gurit. Për shkak të mosrespektimit të kushteve të përcaktuara në lejen e lëshuar nga autoritetet mjedisore, kompanitë Gj*** Konstruksion, Gjikuria, A**** B****, E***Construction Company dhe B**** Express 2018 u ndëshkuan me gjobë dhe pezullim. “Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ndëshkoi me pezullim dhe gjobë pesë subjekte biznesi për ndotjen mjedisore të shkaktuar prej tyre në zonën e Dhërmiut, pjesë e Bashkisë Himarë. Marrë shkas dhe nga denoncimet e qytetarëve, Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit...