Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platformë për shpopullimin e Shqipërisë

Berisha: Reforma territoriale e Ramës, platformë për shpopullimin e Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër reformën e re territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, duke e cilësuar atë si një “platformë për shpopullimin” dhe për largimin e shqiptarëve nga vendi. Në një deklaratë të tij, Berisha u ndal te reforma territoriale e vitit 2014, e cila reduktoi numrin e njësive të qeverisjes vendore nga rreth 400 bashki e komuna në 61 bashki. Sipas tij, kjo reformë dëmtoi rëndë parimin e decentralizimit dhe solli mungesë shërbimesh për qytetarët. Berisha akuzoi qeverinë se politikat e ndjekura që prej vitit 2014 kanë nxitur largimin e shqiptarëve nga vendbanimet e tyre, ndërsa kundërshtoi edhe propozimin e ri për reduktimin e mëtejshëm të numrit të bashkive, nga 61 në 46. Sipas tij, në vend që të...