Sulmohet në Greqi gazetari me origjinë shqiptare: Kthehu në Shqipëri po s’të pëlqen! Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh
Gazetari grek me origjinë shqiptare, Antilian Kotzai, është përballur me qindra komente fyese dhe raciste në rrjetet sociale, pasi publikoi një shkrim ku paralajmëronte për rikthimin e retorikës së ekstremit të djathtë dhe ideologjisë së Agimit të Artë në Greqi. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Aleksandër Marku, gjithçka nisi nga një koment i Kotzait në gazetën greke Documento, me titull “Kujdes, ideologjia e Agimit të Artë është këtu”. Në shkrimin e tij, gazetari iu referua debatit të ditëve të fundit në Athinë dhe thirrjeve të personave me ide të ekstremit të djathtë për “çlirimin” e lagjes Agios Panteleimonas dhe të Athinës nga ata që i cilësojnë si “pushtues”. Kotzai shkruante se retorika e përdorur risjell kujtimet e sulmeve dhe pogromeve kundër emigrantëve në Athinë...
Burimi:
argjiroja.net