Momente paniku në Himarë dhe Ksamil, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj nga mbytja

Momente paniku në Himarë dhe Ksamil, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj nga mbytja

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare gjatë dy operacioneve të zhvilluara këtë të hënë në Himarë dhe Ksamil, pasi rrezikuan jetën në det. Rasti i parë u regjistrua në zonën e Filikurit në Himarë, ku një turist spanjoll mbeti në vështirësi pasi kajaku me të cilin po lundronte u fundos. Pas njoftimit të dhënë nga e fejuara e tij, Policia Kufitare organizoi menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit, duke e lokalizuar dhe nxjerrë nga uji në gjendje të mirë shëndetësore. Më pas ai u transportua në siguri pranë Pikës së Kontrollit Kufitar në Himarë. Një tjetër ndërhyrje u zhvillua në Ksamil, ku tetë turistë brazilianë, pjesëtarë të së njëjtës familje, kërkuan ndihmë pasi skafi plastik me të cilin po lundronin...