Mazhoranca i mëshon fort barazisë para ligjit, Edi Rama e thotë me krenari para ndërkombëtarëve: Njerëzit nuk e…
Dje në Tiranë u zhvillua Kongresi Botëror i Ligjit, një ngjarje e rëndësishme që mblodhi përfaqësues të lartë të drejtësisë dhe institucioneve ligjzbatuese nga e gjithë bota. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij vuri theksin te transformimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe roli i reformës në konsolidimin e shtetit të së drejtës. I pari i qeverisë u shpreh se askush nuk do ta kishte imagjinuar disa vite më parë që një kongres i tillë do të mbahej në Tiranë, duke theksuar se kjo zgjedhje nuk lidhet me gjeografinë apo klimën, por me përparimin që vendi ka bërë në dekadën e fundit në reformën në drejtësi. Ai nënvizoi se ky proces është i lidhur...
Burimi:
sot.com.al