Mashtronte klientët dhe tentonte t’u shiste makinat, arrestohet pronari i një servisi në Astir

Mashtronte klientët dhe tentonte t’u shiste makinat, arrestohet pronari i një servisi në Astir

Një 37-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se mashtronte qytetarët duke u marrë paratë për riparimin e automjeteve. Blutë bëjnë me dije se disa raste, ai dyshohet se ka tentuar edhe t’i shiste automjetet që i ishin lënë në servis. Gjatë hetimeve u dokumentuan 6 raste mashtrimi, ku Mirjan Hasa, dyshohet se ka marrë pagesa nga klientët për riparimin e mjeteve, por nuk ka përmbushur detyrimet e tij. Ndërkohë, po punohet për dokumentimin e rasteve të tjera në këtë fushë, që mund të ketë kryer 37-vjeçari. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 6, operacioni i koduar “Skema”. Arrestohet pronari i një servisi automjetesh në Astir, për mashtrim. Dokumentohen 6 raste të kësaj veprimtarie kriminale, të kryera nga ky shtetas. I arrestuari, përveçse nuk ka riparuar automjetet për...