Masat për sezonin veror/ Lamallari: Siguri më e lartë në destinacionet turistike, do të përdoren teknologji të reja…
U prezantuan sot masat e marra nga Policia e Shtetit për garantimin e një sezoni turistik të sigurt, me fokus forcimin e prezencës policore në zonat turistike, monitorimin me teknologji dhe rritjen e kapaciteteve të Njësisë Policore Detare. Gjatë aktivitetit të zhvilluar në Durrës, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari theksoi se zhvillimi i turizmit sjell jo vetëm mundësi ekonomike, por edhe përgjegjësi të reja për garantimin e sigurisë së vizitorëve dhe qytetarëve. “Kur një turist zgjedh Shqipërinë, ai nuk zgjedh vetëm një plazh, një mal apo një qytet historik. Ai zgjedh një shtet që e pret me dinjitet që në Pikën Kufitare dhe e mbron me profesionalizëm”, u shpreh Lamallari, duke nënvizuar se siguria është një element kyç i imazhit të vendit. Ministri...
Burimi:
sot.com.al